Site icon Telegrafi

Më shumë komentohet këmba e Rashford se sa fitorja e Anglisë ndaj Rumanisë – anglezi e ktheu atë për 95 shkallë gjatë ekzekutimit të penalltisë

Foto: Telegrafi.com/Photoshop

Anglia dhe Rumania zhvilluan të dielën mbrëma miqësoren që përfundoi 1-0.

Tre Luanët fituan minimalisht ndaj rumunëve, derisa goli i fitores erdhi vetëm pas minutës së 67-të.

Ishte minuta e 86-të kur Marcus Rashford e mori përgjegjësinë që të gjuante penalltinë.

Sulmuesi i Manchester United u tregua i saktë, mirëpo vëmendjen më të madhe mori këmba e tij.

Në një kënd rreth 95 shkallë, Rashford e ktheu këmbën e tij, për të ekzekutuar gjuajtjen nga pika e bardhë.

Pas takimit, ai moment u diskutua nga të gjithë, pasi këmba e anglezit kishte kaluar në shkallën edhe ku mund të thyhej.

Mund të vlerësoni edhe ju këtë moment të këmbës së yllit të Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version