Ne të gjithë e dimë që Tesla nuk e ka ndërtuar automjetin e parë elektrik. Makinat elektrike kanë qenë të pranishme që nga ditët e transportit pa kuaj. Për mirë ose për keq, motori i gazit shpejt fitoi epërsinë, por me kalimin e viteve, prodhuesit e mëdha të makinave dhe kompanitë e reja kanë eksperimentuar me makinat elektrike dhe disa modele kanë hyrë shkurtimisht në prodhim.
Shumë mund të jenë të befasuar kur mësojnë se automjeti elektrik më i shitur në historinë amerikane para ardhjes së Tesla-s, u prodhua nga një kompani e vogël me bazë në Florida, shkruan InsideVEs, transmeton Telegrafi.
Kriza e naftës gjatë vitit 1970 ka ngritur një nxitje të shkurtër interesi për makinat elektrike. Një shitës makinash i quajtur Bob Beaumont krijoi një makinë elektrike të quajtur CitiCar dhe krijoi një kompani të quajtur Sebring-Vanguard.
CitiCar u prodhua midis vitit 1974 dhe 1977 në fabrikën e kompanisë që gjendej në Sebring të Florida-s. /Telegrafi/