Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Xavi Simons, ka marr vendimin përfundimtar sa i përket lëvizjes së tij të radhës për sezonin 2024/2025.
21-vjeçari i cili kaloi sezonin 2023/2024 në formë huazimi tek Leipzigu, ishte lidhur fort me një largim nga PSG-ja gjatë kësaj vere, pasi një numër i madh klubesh ishin të interesuar për të.
Në një fazë dukej se Bayern Munichu ishte shumë afër që të siguronte nënshkrimin me reprezentuesin holandez i cili mori shumë minuta në Euro 2024.
Ai gjithashtu kishte tërhequr interesim edhe nga klubet angleze duke përfshirë Manchester United dhe Arsenal, por sot (e hënë) është raportuar se Simons ka vendosur të qëndrojë tek Leipzigu.
Kjo sipas gazetarit Florian Plettenberg, i cili tha se Simons do të nënshkruaj një marrëveshje një vjeçare në formë huazimi tek Leipzigu, pas një sezoni fantastik që kaloi në ‘Red Bull Arena’.
“Nuk ka transferim tek Bayerni. Të gjitha palët e përfshira tani janë të informuar për këtë. Në këtë mënyrë, Max Eberl do të përpiqet të nënshkruajë me Desire Doue”.
“Leipzigu dhe Parisi janë duke finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes së re të huazimit për Xavin. Një huazim një vjeçar me Leipzigun do të ndodhë”, ka shkruar ai në X./Telegrafi/
🚨💥 Excl | #Xavi has decided to stay at RB Leipzig ✔️
No transfer to FC Bayern. All parties involved are now informed about it. Therefore, Max Eberl now trying to sign Désiré Doué.
Leipzig and Paris are finalizing the last details for a new loan of Xavi now. New one-year-deal… pic.twitter.com/PWogRcsuR3
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 29, 2024