Barcelona është në mesin e klubeve që po e ndjekin me interesim të madh talentin Yusuf Demir, i cili njihet ndryshe si ‘Messi austriak’.
Sulmuesi i shpejtë i Rapid Vjenës, ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester United, Manchester City, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.
ESPN raporton se interesim ka edhe Barcelona, ndërsa mediumi tjetër “Kronen Zeitung” zbulon se Blaugranat janë të gatshëm të ndajnë një shumë prej 6 deri në 8 milionë euro për 17-vjeçarin.
Klubi austriak ka vendosur ta shes të riun këtë verë pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022 dhe rinovimi duket larg.
Demir mund të luajë kudo në sulm dhe shkëlqen me kontrollin e topit dhe aftësinë e tij për të gjuajtur, megjithëse ai ende ka nevojë të punojë në anën defanzive.
Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë në vitin 2019, pasi doli nga Akademia e Rapidit, ndërsa që atëherë ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asistime në 24 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/