Site icon Telegrafi

Shumë klube e kërkojnë Shaqirin

Gjiganti turk thuhet të ketë ofruar rreth 10 milionë euro për mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane, mirëpo Baseli e ka refuzuar atë duke e konsideruar shumë të vogël.

“Kemi bërë një ofertë zyrtare për Shaqirin. Baseli po luan në Ligën e Kampionëve dhe ata nuk e pranuan me kënaqësi ofertën tonë të parë”.

“Në nuk ofruam 10 milionë; ofruam shumë më të vogël. Por me bonuse do të arrinte deri në 13 milionë”.

“Klubi na tha se kanë marrë oferta nga disa vende tjera dhe pasi t’i shqyrtojnë të gjitha, do të na kontaktojnë. Por lojtari thotë se do t’i pëlqente të luajë në Turqi”, ka deklaruar Aysal. /Telegrafi/

Exit mobile version