Telegrafi

Më shumë keni gjasa të vdisni në SHBA sesa kudo në botë shkaku i coronavirusit, thotë eksperti amerikan

FILE PHOTO: A nurse wearing personal protective equipment watches an ambulance driving away outside of Elmhurst Hospital during the ongoing outbreak of the coronavirus disease (COVID-19) in the Queens borough of New York, U.S., April 20, 2020. REUTERS/Lucas Jackson/File Photo

Njerëzit në Shtetet e Bashkuara janë më të rrezikuar të vdesin nga coronavirusi – mbase më shumë se kudo tjetër në botë, tha Ron Klain, ish-zyrtar për luftimin e Ebolas nën presidentin, Barack Obama.

“Amerika ka një nga numrat më të këqij në planetin Tokë. Më shumë ka të ngjarë të vdisni si një amerikan se sa një banor i një shteti tjetër”, tha Klain, i cili ishte shefi i shtabit të nënkryetarit të atëhershëm Joe Biden.

“Në fund të fundit kemi njerëz në këtë vend që kontaktojnë COVID-19 me ritme rekorde, duke vdekur me ritme rekorde”, tha ai.

“Ne po humbim amerikanët këtu menjëherë me të njëjtin ritëm që po humbëm Amerikanët në Luftën e Dytë Botërore. Ne me siguri nuk e kemi dëgjuar FDR duke u thënë njerëzve – është se çfarë është”.

Lexo po ashtu Shkon në 700 mijë numri i vdekjeve në botë shkaku i COVID-19

Në një intervistë për ueb-faqen, Axios, Presidenti Donald Trump iu përgjigj një pyetje në lidhje me shkallën e lartë të vdekjes së COVID-19 në SHBA duke thënë se “është ajo që është”.

Trump gjithashtu argumentoi se po bën një punë të mirë dhe se SHBA është duke bërë më mirë se çdo vend tjetër në luftën kundër pandemisë. /Telegrafi/