Telegrafi

“Shumë gabime”, Erik Ten Hag i ashpër me lojtarët e Unitedit në stërvitjen e tretë para-sezonale

Erik ten Hag po punon me lojtarët e tij të Manchester United para ndeshjeve parasezonale, ndërsa ai kërkon të përhapë idetë e tij.

United u rikthye në stërvitjet para sezonit të hënën e kaluar ndërsa klubi përgatitet përpara turneut të tyre në Tajlandë dhe Australi. Me ndeshjet kundër Liverpoolit, Crystal Palaces dhe Aston Villas në horizont.

Të gjithë sytë do të jenë të fiksuar fort në çdo lëvizje të Ten Hag, ndërsa ai kërkon të zbatojë në ekipin e tij të ri, një stil loje kalimtare që e bëri ish-ekipin e tij, Ajaxin një nga skuadrat më të spikatura në futbollin evropian.

Lexo po ashtu Katër top opsionet e Unitedit për ta zëvendësuar Ronaldon dhe për ta lumturuar Ten Hagin

Stili i tij i lojës do të kërkojë shumë nga lojtarët dhe duket se ai po i kalon ritmet tashmë në terrenin stërvitor të klubit.

Është shfaqur një video që tregon Ten Hag duke e futur ekipin në një stërvitje kalimtare, gjatë saj, Ten Hag dhe stafi i tij stërvitor shpesh dëgjoheshin duke bërtitur ‘këmba e djathtë, këmba e majtë’ pas çdo pasimi dhe ai gjithashtu u tha lojtarëve të tij se ata janë ‘duke bërë shumë gabime’.

Krahasimi është bërë tashmë me skuadrën e Ajaxit të Ten Hag, pasi një video tjetër tregon skuadrën holandeze duke bërë të njëjtën stërvitje, por me saktësi dhe rrjedhshmëri shumë më të mirë.

Ten Hag po përpiqet të sjellë atë që e bëri të suksesshëm në Amsterdam në Mançester. Por, do të duhet kohë që lojtarët të mësohen me regjimin e ri.

Në një përpjekje për të përshpejtuar procesin, Ten Hag po synon disa nga lojtarët të cilët ai stërviti gjatë kohës së tij si shef i Ajaxit.

Ai është i interesuar të sjellë qendërmbrojtësin Lisandro Martinez dhe anësorin Antony nga ish-skuadra e tij.

Lexo po ashtu Tifozët e Unitedit spikasin pëlqimin e kapitenin Maguire në një postim në Instagram për Ronaldon që është kundër zvogëlimit të pagave

Pasi ka sjellë tashmë Tyrell Malacia nga Feyenoordi, klubi po i afrohet më shumë marrëveshjeve. Lojtari i lirë Christian Eriksen ka rënë dakord verbalisht për një marrëveshje për t’iu bashkuar klubit.

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong shihet si një objektiv i rëndësishëm pasi trajneri e sheh atë si pikën kryesore të planeve të tij në klubin Old Trafford. Ten Hag stërviti De Jong kur dyshja kaluan kohë së bashku në Ajax.

Megjithatë, ka dyshime për të ardhmen e yllit Cristiano Ronaldo pasi legjenda e klubit i tha United për dëshirën e tij për një largim nga Old Trafford. Portugezi ka një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Mesazhi nga United mbetet i pandryshuar, ata janë të bindur se portugez nuk është në shitje dhe presin që ai të jetë me klubin për sezonin e ri.

Ronaldo ka munguar dy ditë radhazi në stërvitje, me skuadrën që niset të premten në turne, mbetet për t’u parë nëse do t’i bashkohet klubit. /Telegrafi/