Telegrafi

Shumë ftohtë? Kësaj shqiptareje as që ia “len shenjë”! (Foto)

Në foton e publikuar nga JetaOshQef tregohet një vajzë, e cila ecën në rrugët e kryeqytetit të Kosovës dhe tërheq vëmendjen e të gjithë kalimtarëve.

Vajza brune, me flokët e gjatë, i ka futur krahun një burri, i cili duhet të jetë në mesomoshë.

Ata ecin shumë pranë njëri-tjetrit, por ajo që i ka bërë kalimtarit të ngulisin sytë, është pjesa e pasme e vajzës dhe përkatësisht fundshpina.

E veshur me një palë geta të zeza dhe këpucë të sheshta, fundi i vajzës është bërë gati njësh me pallton e shkurtër, duke bërë që të pasmet e saj të jenë krejtësisht të zbuluara.

Mbase ajo e ka një mënyrë festimi këtë. Burri, të cilit i kanë rënë flokët duket goxha i mbajtur dhe të dy mendohet se janë partnerë. /JOQ/