Telegrafi

Shumë fshatra në Kosovë sot deri në 6 orë pa rrymë

Sot do të mbesin pa energji elektrike shumë fshatra nëpër Kosovë.

Kështu bënë të ditur vet KEDS.

Thotë se nga ora 10:00 deri në 12:00, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Xërxa, Nashefc, Mazrek, Kojushë, Gjonaj, Zym, Karashingjergji dhe Krajk.

Gjithashtu pa energji do mbesin edhe Magurë (një pjesë), Medvec, Dobrajë, Rreze, Blinajë, Qylagë, Poturovc, Torinec dhe Gllanicë. E këto nga ora 10:00 deri në 16:00.

KEDS thotë se në këto të fundit, shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shkarkuesve të mbitensionit dhe bazave të siguresave 10 kV