Politikat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump, kanë detyruar mbylljen e fabrikave të prodhimit të pajisjeve elektronike në Karolinën e Jugut.
Element Electronics, një firmë që synon të kthejë në origjinë teknologjinë më të mirë në botë, nuk mund të montojë dot televizorë në këtë fabrikë, për shkak se tarifat e Trump i kanë bërë pajisjet kineze shumë të shtrenjta.
Fabrika pritet të mbyllet, duke larguar 126 punonjës. Kompania theksoi se mbyllja dhe shkarkimi i punonjësve është rezultat i tarifave të fundit ndaj mallrave kinezë të importit, përfshirë pajisje të rëndësishme për televizorë që përdoren në operacionet e montimit në Karolinën e Jugut.
Ndërkohë që papunësia në SHBA ndodhet në nivele rekord të ulëta, në Karolinën e Jugut është thuajse sa dyfishi i mesatares kombëtare, ndërkohë që rajoni ka pësuar shumë goditje ekonomike në vitet e fundit.
Element Electronics po përpiqet të bindë qeverinë amerikane që të tërheqë tarifat, në mënyrë që të mbajë operacionet. /Telegrafi/