Maqedonia është në ditën e vendosjes për udhëheqësinë e re të komunave dhe për këtë qytetarët nga ora 07:00 kanë dalë për të shpreh mendimin e tyre nëpërmjet votës së lirë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Demir Kapia me 19.15% të votuesve ka qenë komuna me më shumë votues në Maqedoni, deri ora 10:00.
Më pak votues ka pasur në komuna ku shumica janë votues shqiptarë.
Përndryshe, procesi i votimit do të vijojë deri ora 19:00. /Telegrafi/