Telegrafi

As më shumë e më pak, sasia e detergjentit që duhet të përdorni për të larë rrobat

Kur lani rrobat në lavatriçe është e rëndësishme të dini se sa të vendosni detergjent në makinën larëse.

Por, sa është sasia që duhet të vendosni?

Për të pastruar në mënyrë efektive rrobat tuaja, ju duhet të përdorni maksimumi vetëm dy lugë gjelle për një larje – dhe kjo sasi detergjenti vlen për ngarkesa të mëdha prej pesë kilogram ose më shumë, shkruan Wirecutter.

Siç thonë ekspertët, një lugë gjelle mjafton për të pastruar plotësisht një ngarkesë mesatare që zakonisht peshon 3.6 kilogram.

Nëse i lani veshjet me dorë, atëherë duhet të përdorni edhe më pak detergjent.

Sasia e detergjentit që duhet të shtoni varet nga marka, por mbani në mend se pjesa e pasme e shishes suaj mund të rekomandojë që të përdorni më shumë se 2 lugë gjelle për secilën ngarkesë.

“Disa prodhues detergjentësh do të gënjejnë  në etiketë”, paralajmëroi një eksperte.

“Por mbani mend, ata po shesin një produkt dhe duan që ju të blini më shumë prej tij”. /Telegrafi/