Dy javë më parë bukuroshja italiane ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi lakuriq.
Por, pozën seksi të Monica Bellucit ia ka censuruar Instagram duke i mbuluar me yje thimthat e gjoksit dhe organin gjenital.
Kjo ka bërë që të reagojë aktorja, e cila nuk është pajtuar me këtë veprim të rrjetit social, transmeton Telegrafi.
“Ne bëjmë shumë fotografi dhe disa janë më të fuqishme se të tjerat. Gjëja më e rëndësishme është se ne kemi nevojë gjithmonë për bukuri dhe duhet ta respektojmë atë “, ka thënë Monica.
Megjithatë, aktorja 51-vjeçare ka vazhduar të publikojë foto të nxehta në rrjete të tjera sociale. /Telegrafi/