Gjatë ditës së sotme, autobusët me targa kosovare qarkulluan nëpër rrugën “Pavarësia”.
Kjo tash turistëve nga Kosova ua lehtëson vendosjen me bagazh në objekte ku do të kalojnë pushimet.
Të premten Bashkia e Durrësit nuk i kishte lejuar ata gjoja se “krijojnë tollovi”! Ndryshimi i këtij vendimi dhe lejimi i këtyre automjeteve nëpër këtë rrugë nuk po u pëlqen të gjithë durrsakëve. /Klan Kosova/