Telegrafi

Më shumë detaje për arrestimin e Grujevskit dhe Boshkoskit

Ish-zyrtarët e policisë së Maqedonisë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski janë arrestuar mbrëmë në Selanik nga policia greke e cila ka vepruar sipas flet-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia para disa muajve.

Grujevski dhe Boshkoski kanë qenë të kërkuar nga policia e Maqedonisë përshkak të përfshirjes në aferën e shkatërrimit të materialeve për përgjim, të realizuar nga viti 2008 deri në viti 2012.

Policia greke është duke përgatitur dokumentacionin me të cilin do t’i ekstradojë që të dy në Maqedoni, të cilët i duhen gjykatave të Maqedonisë për lëndët e hapura nga Prokuroria Speciale Publike.

Ata në Maqedoni e kanë të caktuar masën për paraburgim dhe të do ta ”shijojnë” nga dita kur do të shkelin në shtetin e Maqedonisë. /Telegrafi/