Disenjatorja franceze ka modeluar modelin e xhemperit “Ilia”, i cili i ka çmendur shumë blogere dhe stiliste në gjithë botën… si edhe gjithë neve!
Në shikim të parë si xhemperi i zakonshëm i cili ndjek linjat e trupit, është i freskuar me jakën e pazakonshme të valëzuar, ndërsa pjesa e parë dhe mëngët kanë prerje, transmeton Telegrafi.
Xhemperi i butë është i punuar nga përzierja e leshit dhe alpakë lame dhe moheri, përkatësisht të lëkurës angore, ndërkaq mund të gjendet në tri ngjyra – e ndritshme e hirtë, e errët dhe e ndritshme e kuqe.
Ky xhemper shumë i bukur gjithmonë duket shumë shik dhe i efektshëm, ndërkaq mund të vishet edhe sipër fanellës apo topit me dantella, kur edhe prerjet e pazakonshme do të dilnin në pah.
Pikërisht për këtë tashmë e kanë përfshirë në veshjet e tyre blogeret dhe stilistet e njohura, sikurse Anya Ziourova, Elena Perminova…/Telegrafi/