Në pjesën më të madhe të vendit ka pasur reshje të borës, të cilat më intensive kanë qenë në jugperëndim.
Trashësia e borës në Mavrovë ka arritur 33 centimetra, në Dibër 22, në Manastir 21, Ohër 19, Prilep 15, Kodër të Diellit 9 dhe Tetovë 6 centimetra.
Në vendet më të ulëta ka pasur reshje të shiut. Mbrëmë ka pasur edhe erë të përforcuar, shpejtësia e së cilës ka arritur nga 80 deri 100 km/h.
Pritet që reshjet e shiut dhe borës të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme./Telegrafi/