Site icon Telegrafi

Më shumë borë ka rënë në Mavrovë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se më shumë borë ka rënë në Mavrovë, ku janë matur rreth 48 centimetra, më pas në Krushevë 27, Pozhrane 20 dhe Lazaropole 17 centimetra.

Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Mavrovë me -4 gradë, -3 janë matur në Llazaropole dhe -2 në Krushevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nesër pritet që moti të stabilizohet, ndërsa vala e re e reshjeve të shiut dhe borës pritet të martën dhe të mërkurën paradite./Telegrafi/

Exit mobile version