Sektori patundshmërive në Kinë është një ndër shtyllat më jetike të ekonomisë, pasi kontribuon me rreth 15 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Gjatë muajve të fundit, shqetësimi kryesor i Qeverisë është fokusuar pikërisht në këtë sektor, duke qenë se një kolaps i mundshëm do të përkthehej në një efekt zinxhir në të gjithë sektorët e tjerë.
Por, tashmë niveli i këtij kërcënimi është shumë herë më i ulët se disa muaj më parë, theksojnë ekspertët. Pavarësisht, uljes së rrezikut, shqetësimet mbeten, pasi numri i banesave të pashitura është ende mjaft i lartë.
Të dhënat konfirmojnë kthesën. Në muajin prill, rritja e çmimeve të banesave në qytet kryesore kineze është regjistruar në një hap modese, por që mbetet gjithsesi pozitiv në krahasim me trendin e muajve të kaluar. Çmimet janë rritur në provincat kryesore nga 0.4 për qind në 1.8 për qind, në krahasim me muajin paraardhës, raporton qeveria kineze. Gjithsesi, analistët shprehen se do të duhet ende kohë që qytetet kryesore të raportojnë fitime nga sektori.
Në terma të përgjithshëm, çmimet e shtëpive të reja në 70 qytetet të Kinës janë regjistruar të pandryshuara në krahasim me një muaj më parë. /Telegrafi/