Site icon Telegrafi

Shumë amerikanë të pagjetur pas sulmeve në Bruksel

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, Mark Toner, ka thënë se dhjetëra amerikanë janë lënduar dje nga sulmet në Bruksel.

Ai ka thënë se autoritetet amerikane nuk janë të informuara nëse në listën e viktimave është edhe ndonjë shtetas amerikanë, por sipas tij një numër i madh i qytetarëve amerikanë që jetojnë në këtë qytetet po rezultojnë të pagjetur.

Sipas Toner në mesin e të pagjeturve janë edhe disa nga stafi i ambasadës amerikane në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

Objekti i kësaj ambasade gjendet pranë stacionit të metros, Maelbeek, ku ndodhi dje shpërthimi.

Exit mobile version