Telegrafi

Më shumë aktor se sportist, dha shfaqje në fushë duke vrapuar ngadalë (Video)

Fëmija i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, është bërë viral me paraqitjen e pazakontë në një lojë bejsbolli.

Ai ka lëvizur ngadalë sikurse në xhirim të ngadalësuar, duke mos vrapuar që të shkojë me shpejtësi deri te caku, transmeton Telegrafi.

Pranë tij ka shkuar trajneri dhe është përpjekur ta shpejtojë, por ‘aktori’ i vogël vazhdonte me shfaqjen e papritur.

Veprimi tij është pëlqyer në masë të madhe, madje është pëlqyer shumë për vendosmërinë dhe origjinalitetin. /Telegrafi/