Telegrafi

Shumat e majme që fituan Andy Ruiz dhe Luis Ortiz nga super meçi që triumfues doli “The Destroyer”

Tre rrëzime i mundësuan “The Destroyer” fitoren ndaj “King Kong” në orët e para të ditës së hënë.

Andy Ruiz iu desh një pjesë e sekondës për t’i kujtuar botës së boksit se sa i rrezikshëm mund të jetë.

Meksikano-amerikani e kapi Luis Ortizin duke i munguar për një moment përqendrimi dhe lëshoi një goditje të fuqishme për të shënuar të parën nga tre rrëzime e tij për të mundësuar rrugën e tij drejt një fitoreje me vendim unanim.

Lexo po ashtu Me vendim unanim, Andy Ruiz mposht Luis Ortizin

Gjyqtarët në “Crypto.com Arena” në Los Anxhelos shënuan rezultatin 113-112, 114-111 dhe 114-111, të gjitha në favor të Ruizit, duart e shpejta të të cilit ishin vështirë për t’u ndalur për një Ortiz të plakur, por trim, 43 vjeçar.

Ndeshja ishte një eliminator i titullit të peshave të rënda WBC, që do të thotë se Ruiz është më afër një shansi për titull.

Lexo po ashtu Me strategjinë e njëjtë që e mposhti Joshuan, Ruiz e përdori edhe ndaj Ortizit

Por, sa kanë fituar dyshja nga kjo përballje?

Ruiz raportohet se ka fituar plot një milion euro nga ky duel, pasi ishte edhe favoritë për të triumfuar, gjë që e realizoi në fund.

Lexo po ashtu Pas fitores së Ruiz ndaj Ortiz - Wilder u fut në ring dhe kërkoi luftën me meksikano-amerikanin

Në anën tjetër, Ortiz ka marrë vetëm 550 mijë euro nga disfata e pësuar, derisa në këto shuma janë futur edhe të drejtat televizive dhe ato të marketingut.

Kjo i bije që meksikano-amerikani ka fituar tetë milionë euro më pak nga kjo luftë, pasi me Anthony Joshuan kishte fituar plotë nëntë milionë. /Telegrafi/