Site icon Telegrafi

Shumacher favorit i Ecclestone

Në katër garat që prej rikthimit të tij nga pensionimi, Schumaher me Mercedesin e tij ka arritur pozitën e gjashtë si rangimin më të mirë.

“Michael Schumaher nuk do të rikthehej kurrë nëse nuk do të ishte i bindur se do ta kryente punën e tij si duhet. Ai nuk është turist në bregdet, por është këtu për të fituar dhe këtë do ta bëjë përsëri”, tha Ecclestone.

Schumaher që tani është 41- vjeçar, u pensionua në vitin 2006 por ishte pranë një rikthimi edhe një vit më parë për Ferrarin kur Felipe Massa u lëndua rëndë në kokë.

Exit mobile version