Telegrafi

Shuma që do të fitojë City me kalimin e Jadon Sanchos te Unitedi

Tashmë është bërë e ditur se Jadon Sancho do të kalojë te Manchester United nga Borussia Dortmundi për 120 milionë euro.

Anësori anglez është pajtuar që të kalojë në Old Trafford, derisa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 250 mijë funtesh në javë.

Sipas asaj që raporton Mail Sport, është vetëm çështje orësh kur Sancho do të prezantohet në Old Trafford.

Por, nga ky transferim – fitimtar do të del edhe Manchester City që do t’i fitojë 20 milionë euro nga marrëveshja mes Unitedit dhe Dortmundit.

Lexo po ashtu Bild: Mbyllen detajet personale mes Unitedit dhe Sanchos

Anësori anglez ishte pjesë e Citizens para se të kalonte te skuadra gjermane për tetë milionë euro.

Kështu, në klauzolën e vendosur nga City, thuhet se nëse lojtari kalon te ndonjë tjetër rival i Ligës Premier, atëherë Dortmundi është i detyruar të paguajë 20 milionë euro. /Telegrafi/