Jose Mourinho ka fituar në total 80.9 milionë euro si dëmshpërblim pas ndarjes me klubet që ka udhëhequr, ku së fundmi u shkarkua nga Roma.
Mourinho u shkarkua për herë të gjashtë në karrierën e tij nga Roma, pasi kishte fituar vetëm një ndeshje në gjashtë takimet e fundit në Serie A dhe humbja e dhimbshme me rezultat 3-1 ndaj Milanit ishte ndeshja e tij e fundit.
Një studim nga Megadice ka zbuluar shumat mbresëlënëse të parave që trajneri portugez i ka fituar gjatë viteve.
Sipas kalkulimeve të tyre, Mourinho pritet që të marrë rreth 3.7 milionë euro nga Roma, duke e çuar në 80.9 milionë euro shumën e parave që ka fituar ndër vite.
Kjo sidoqoftë ishte shuma më e vogël që Mourinho kishte përfituar. Siç shton raporti, ai ka fituar 18 milionë euro kur ishte shkarkuar nga Chelsea në vitin 2007 dhe 8.3 milionë euro të tjera kur ai u shkarkua nga “Blutë e Londrës” për herë të dytë në vitin 2015.
Manchester United besohet se e kanë paguar atë rreth 19 milionë euro kur e shkarkuan në dhjetor të vitit 2018, teksa kishte më pak se një vit kur i ofruan kontratë të re.
Tottenham ndërkohë thuhet se e kanë paguar Mourinhon 15 milionë euro kur ndanë rrugët në prill të vitit 2021, vetëm 18 muaj pasi e punësuan.
Ndërkaq Real Madridi, thuhet se i dhuruan Mourinhon 17 milionë euro për t’u larguar në vitin 2013./Telegrafi/