Bayern Munich do të marrë 10 milionë euro për një marrëveshje huazimi gjashtëmujore të Mathys Tel në Tottenham, raporton gazetari Christian Falk.
Tottenham do të duhet të paguajë edhe pagën e Telit deri në qershor.
Në atë moment, Tel do të marrë një vendim nëse do të qëndrojë me klubin anglez apo do të kthehet në Bayern.
Si pjesë e marrëveshjes, Bayern ka përfshirë një opsion blerjeje prej 60 milionë euro në transferimin e francezit te klubi anglez.
Tel nënshkroi për Tottenhamin në ditën e fundit të transferimeve pas raporteve të përhapura se ai i kishte refuzuar ato.
Manchester United ishte zgjedhja e parë e Tel, por thuhet se ata refuzuan të paguanin tarifën e huazimit.
Duket sikur Bayern fitoi shumë në fund duke marrë të gjitha ato para për një adoleshent për vetëm gjashtë muaj. /Telegrafi/