Site icon Telegrafi

Më shum se 5,000 raste të reja me coronavirus u regjistruan në Itali

Medici e infermieri al lavoro senza sosta nel reparto di terapia intensiva passato da 5 a 17 letti per curare i pazienti covid all' ospedale di Vizzolo Predabissi, 24 Marzo 2020. Ansa/Andrea Canali

Italia ka filluar të përballet me rritje të rasteve nga coronavirusi, pasi vetëm të premten regjistroi 5,372 të infektuar në 24 orët e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, përcjell Telegrafi, rreth 4,458 raste ishin raportuar një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë në Itali deklaroi se 129 mijë testime janë kryer për një ditë të vetme.

Italia dikur ishte epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në Evropë, dhe ishte vendi i parë që zbatoi bllokimin mbarëkombëtar në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Rritje të frikshme nga virusi vdekjeprurës janë parë edhe në vendet e tjera evropiane sikurse në Britani të Madhe, Gjermani, Spanjë si dhe në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version