Telegrafi

Shuhet zjarri në zonën e Kalimashit

Zjarri në faqen e malit mbi tunelin e Kalimashit është shuar dhe situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës dhe të tunelit.

Aktualisht ka nisur operacioni për shuarjen e zjarreve te Laku i Thive, ku krahas tokës po punohet edhe nga ajri me helikopter.

Lexo po ashtu ​Meta: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt

Në ndihmë të forcave, janë edhe 34 zjarrfikës të Kosovës me 9 automjete për terren malor dhe mjete autocisterne për mbushjen me ujë. /A2/