Site icon Telegrafi

Shuhet zjarri në qytetin kanadez

Rreth 90 për qind e ndërtesave në qytetin kanadez McMurray i kanë mbijetuar zjarrit masiv.

Zyrtarët kanë njoftuar se shumica e shkollave kanë shpëtuar, por 2.400 struktura të tjera janë djegur.

Ata kanë pohuar se është mrekulli që banorët e kësaj zone kanë shpëtuar, ndonëse mbi 80 mijë janë evakuuar nga ky qytet.

Zyrtarët kanë shpresuar se do të sigurojnë një plan që brenda dy javësh të kthehen banorët nëpër shtëpitë e tyre, pas qetësimit të situatës, por qyteti ende nuk është i sigurt, transmetojnë mediat.

Exit mobile version