Site icon Telegrafi

Shuhet zjarri në Përzhino, tre të lënduar

Është shuar zjarri i cili dje shpërtheu në hapësirat e bodrumit të një ndërtese në lagjen Përzhinos. Janë lënduar tre persona të cilët kanë thithur tym dhe janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”..

Bëhet fjalë për nënën dhe babin të cilët janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa fëmija 10 vjeçar nga Toksikologjia është dërguar në Klikën për Fëmijë.

Drejtori i Klinikës të Toksikologjisë Niko Bekarovski për MIA-n deklaroi se të dy pacientët janë mirë dhe në gjendje stabile. Me siguri do të lëshohen në shtëpi gjatë ditës së sotme apo të nesërme.

Ekipe të Brigadës së zjarrfikëse punuan në shuarjen e zjarrit deri në orët e hershme të mëngjes ./Telegrafi/

Exit mobile version