Telegrafi

Shuhet zjarri në Karposh, një person dërgohet në spital

Zjarri që shpërtheu paraditen e sotme në një banesë në ndërtesat në Karposh 4, është shuar.

Zjarri shpërtheu në banesën në katin e 16, ndërsa personi i cili ka jetuar në të, është dërguar në spital, për shkak të ngufatjes nga tymi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia për momentin nuk ka informacione zyrtare për arsyet e zjarrit, ndërsa më shumë informacione priten gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Lexo po ashtu Digjet një banesë në Karposh të Shkupit