Zjarri që shpërtheu paraditen e sotme në një banesë në ndërtesat në Karposh 4, është shuar.
Zjarri shpërtheu në banesën në katin e 16, ndërsa personi i cili ka jetuar në të, është dërguar në spital, për shkak të ngufatjes nga tymi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia për momentin nuk ka informacione zyrtare për arsyet e zjarrit, ndërsa më shumë informacione priten gjatë ditës së sotme./Telegrafi/