Pas disa orëve është shuar zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve në fshatin Katund i Ri në Elbasan.
Në një reagim zyrtar, policia deklaron se “paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve”.
Rreth 20 efektivë dhe 5 mjete të zjarrfikëses së Elbasanit bën të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth, e cila është një zonë mjaft e populluar.
Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit, raporton tch.