Site icon Telegrafi

Shuhet “zëri” i ISIS-it

Uebfaqja në Bosnjë, “Lajmet e Ummah”, e cila ka përhapur propagandë të grupit militant Shteti Islamik (IS), është shuar edhe në formën e blogut, pasi puna e saj është ndaluar në gusht të vitit të kaluar.

Pas disa përpjekjeve shumëvjeçare për të zbuluar burimet, përmes të cilave ka mbijetuar, blogu është mbyllur për shkak të, siç është thënë, “shkeljeve të kushteve të shërbimit” në domenin WordPress, transmeton “Koha Ditore”.

Përmes uebfaqes “Lajmet e Ummah” është madhëruar ideologjia e Shtetit Islamik, është përhapur urrejtje ndaj “të pafeve”, ndërsa sulmet terroriste, si ato në Paris dhe Bruksel, janë cilësuar si “lajme të mira”.

Përmes saj janë përcjellë edhe kërcënime për qytetarët e Ballkanit dhe janë bërë thirrje për sulme terroriste.

“Vendosni eksploziv nën makinat dhe shtëpitë e tyre (të pafeve). Merrni helm dhe hidheni në ushqimet dhe pijet e tyre. Vrisni kudo dhe kurdo që arrini”, ka qenë porosia e përcjellë përmes një videoje.

“Gjaku do të rrjedhë në Evropë, e sidomos në Bosnjë”, kanë paralajmëruar militantët e dyshuar.

Exit mobile version