Site icon Telegrafi

Shuhet tërësisht zjarri në deponinën e Strugës

Pas punës në orët e natës, përfundimisht është shuar zjarri në deponinënë Strugë dhe nuk vërehet tym. Ekipet në terren vazhdojnë me punën për pastrimin e gjithë deponisë nga zjarri, që të mos ndodhë përsëri të digjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët mbrëmë kanë punuar gjatë gjithë natës, madje ka pasur raste kur kanë humbur vetëdijen nga tymi dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Tek qytetarët e Strugës është spekuluar se deponia digjet me qëllim, por deri tani këto informacione nuk janë të vërtetuara.

Nga iniciativa qytetare “Mjaft” për të mërkurën kanë paralajmëruar protesta, përmes të së cilave do të kërkojnë që deponimi i mbeturinave në këtë lokacione të përfundojë përgjithmonë./Telegrafi/

Exit mobile version