Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta Enver Maliqi, nënkryetari i Bashkisë së Shkupit

Nënkryetari i Bashkisë së Shkupit, Enver Maliqi sot ka ndërruar jetë.

Gjatë vitit 2017, kreu i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov e emëroi zëvendës të tij, ndërsa në zgjedhjet e fundit, Maliqi u zgjodh këshilltar në Bashkinë e Shkupit nga lista e BDI-së.

Ai po ashtu ishte drejtues i kompanisë ‘Gemak trejd’ dhe pronar i hotelit ‘Park’ në Shkup.

Lajmin e vërtetoi edhe familja e tij duke thënë se varrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër COVID-19/Telegrafi/

Exit mobile version