Telegrafi

Shuhet në moshën 76-vjeçare, mbretëresha e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin

Aretha Franklin (Foto: getty Images)

Këngëtarja e famshme e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Franklin vdiq në orën 9:50 në shtëpinë e saj në Detroit, rrethuar nga familja dhe miqtë, sipas një deklarate të publikuar në emër të familjes së Franklin, nga publicisti i saj i vjetër, Gwendolyn Quinn.

“Shkaku zyrtar i vdekjes ishte avancimi i shpejtë i kancerit të pankreasit të tipit neuroendokrin, i cili u konfirmua nga onkologu Franklin, Dr. Philip Phillips i Karmanos Cancer Institute në Detroit”, thuhet në deklaratën e familjes.

Këngëtarja e famshme Aretha Franklin është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare (Foto: Getty Images)

Vdekja e saj vjen tri ditë pasi një burim i afërt me Franklin i tha agjencisë së lajmeve CNN, se këngëtarja ishte në kujdesin intensiv.

“Në një nga momentet më të errëta të jetës sonë, ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrën tonë, ne e kemi humbur shtyllën e familjes sonë, dashurinë që ajo kishte për fëmijët e saj, nipërit e mbesat, dhe kushërinjtë nuk dinin kufij”, tha familja e Franklinit në deklaratë.

“Ne kemi qenë thellësisht të prekur nga shpërbërja e pabesueshme e dashurisë dhe mbështetjes që kemi marrë nga miq të ngushtë, përkrahës dhe fansa anembanë botës, faleminderit për dhembshurinë tuaj dhe lutjet tona. Ne e kemi ndier dashurinë tuaj për Arethën dhe kjo na sjell rehati, duke e ditur se trashëgimia e saj do të vazhdojë të jetojë. Ndërsa pikëllohemi, ne ju kërkojmë që ta respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë”, është shkruar në deklaratë.

Aretha Franklin (Foto: Getty Images)

Marrëveshjet e funeralit do të shpallen në ditët në vijim, thuhet tutje në deklaratë.

Këngëtarja ishte raportuar se ishte në gjendje të keqe për vite me radhë dhe dukej e brishtë në fotografitë e fundit, por ajo e mbajti sëmundjen e saj private.

Në shkurt të vitit 2017, Franklin njoftoi se do të ndalonte turneun, por ajo vazhdoi të mbante koncerte.

Disa nga hitet e saj më të njohura janë këngët “Respect”, “Ain’t no way”, Think”, “Baby I love you”, Do right woman” etj. /Telegrafi/

Pusho në paqe, Aretha Franklin! (Foto: Getty Images)