Telegrafi

Shuhet legjenda Prince (Video)

Prince ka vdekur në moshën 57-vjeçare, ka konfirmuar zëdhënësi i këngëtarit për AP.

Trupi i muzikantit është gjetur në pronën e tij, Paisley Park në Mineapolis të SHBA-së, ku më pasi mjekësia-ligjore dhe policia konstatoi vdekjen e këngëtarit.

Javën e kaluar, legjenda e muikës Pop u shtrua në spital pas një ulje emergjente të aeroplanit për shkak të një sëmundje, e cila nuk është bërë e ditur për mediat, transmeton Telegrafi.

Një burim i ka thënë TMZ se Prince “ka qenë duke luftuar me gripin për disa javë.”

Mbetet të shihet në ditët në vijim shkaktarin e vdekjes së këngëtarit. Ai do të mbahet mend për hitin Purple Rain. /Telegrafi/