Futbollit dhe kampionatit të Ukrainës nga sot nuk do të ketë më pjesë të saj një skuadër të madhe.
Klubi ukrainas që bëri sensacion duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës edicionin e kaluar, Dnipro, nuk ekziston më.
Lajmin e ka bërë të ditur shtypi ukrainas, ku thuhet se pronari i klubit ka refuzuar të paguajë borxhet e ekipit.
Biznismeni i njohur Ihor Kolomoisky ka refuzuar të paguajë obligimet ndaj klubit ndaj dhe ka vendosur të shpërndajë ekipin.
Aksionarët e Dnipros tani janë në kërkim të një investitori në mënyrë që të shpëtojnë ekipin nga shuarja e tërësishme.