Liliane Bettencourt, sipërmarrësja e njohur e kompanisë kozmetike L’Oreal ka ndërruar jetë në moshën 94-vjecare.
Vajza e saj lajmëroi sot (21 shtator) për këtë gjë, ndërkohë që nuk bëri të ditur shkaqet. Familja Bettencourt themeleoi L’Oreal dhe zotëron 33% të aksioneve në kompani.
Pas një vlerësimi nga Forbes, ajo u konsiderua si gruaja më e pasur në botë me një pasuri prej 96.5 miliardë dollarësh.
Në 2011, në krye të kompanisë u emërua Jean-Paul Agon që është edhe shef ekzekutiv i L’Oreal.
Bettencourt ka vetëm një vajzë.