Telegrafi

Shuhet familja katër anëtarëshe nga aksidenti rrugor Tiranë-Elbasan

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Elbasan-Tiranë. Nga kjo ngjarje tragjike numërohen katër viktima të së njëjtës familje dhe një i plagosur.

Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët; V. B; B. B; F. B; Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A. ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /TCH/