U lokalizuan të gjitha zjarret që shpërthyen në rajonet e fshatrave Belicë dhe Prostranjë, në pjesën jugore të komunës së Kërçovës.
Me këtë rast është pamundësuar zgjerimi i tyre i mëtutjeshëm.
Në shuarjen e zjarreve u angazhuan shërbimet e ndërmarrjes pyjore “Llopushnik” dhe Njësia territoriale zjarrfikëse e Kërçovës.
Nga SPB e Ohrit thonë se era që frynte ishte rrezik që zjarri të përhapet edhe më shumë, megjithatë u arrit që të futet nën kontroll./Telegrafi/