Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informon se zjarret e lokalizuara dje në komunën e Zajazit janë shuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njëri nga zjarret ishte në rajonin ndërmjet fshatrave Zajaz dhe Strogomishtë e Sipërme në të cilën nën zjarr ka qenë sipërfaqe prej 2 hektarë pyll pishe dhe lisi. Zjarri i dytë në lokalitetin e quajtur Xhuma, pranë fshatit Zajaz ka djegur sipërfaqe prej 5 hektarë bar, shkurre dhe drunj lisi.
Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy aeroplanë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa në terren kanë vepruar ekip prej 31 veta nga DMSH, ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe banorë vendas.
Nga DMSH informuan se me kujdes të madh ekipet e tyre e ndjekin gjendjen në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe janë në gjendje gatishmërie për intervenim në çdo çast në rast nevoje./Telegrafi/