Telegrafi

Shuhen shpresat e Balotellit që të luajë për Italinë

(Foto: Screenshot/Twitter)

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ia ka mbyllur derën Mario Balotellit dhe përpjekjeve të tij për t’u rikthyer te përfaqësuesja.

Mungesa e sulmuesve, ka bërë që trajneri i Azzurrëve të udhëtojë në Argjentinë për ta marrë lojtarin e Tigre, Mateo Retegui, i cili është në dispozicion për shkak të origjinës italiane.

Balotelli është përpjekur ta propozojë veten te Italia, ku i ka realizuar 14 gola në 36 paraqite.

Lexo po ashtu Mario Balotellii shënon gol të jashtëzakonshëm me shpejtësi mbi 100 km/h

“Ka sulmues italianë, të cilët janë në formë të mirë – më besoni”, ka shkruar SuperMario në Isntagram.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Mirëpo, në një intervistë me gazetarët në një eveniment të Federatës Italiane të Futbollit, kur është përmendur emri i Balotellit, Mancini e ka mohuar mundësinë që të ndodhë diçka e tillë.

Lexo po ashtu Skandal në Turqi, Montella përleshet me Balotellin dhe tenton ta godas sulmuesin italian

“Ai kapitull është i mbyllur”, ishte deklarata e qartë e trajnerit të Italisë, i cili me sulmuesin ka punuar te Interi dhe te Manchester City.

Balotelli aktualisht luan te skuadra zvicerane, FC Sion, ku ka shënuar pesë gola në 15 ndeshje të Superligës së atjeshme. /Telegrafi/