Një autobus është shkatërruar kur një shufër gjigante e metaltë ra nga kulmi i një ndërtese, në rrugën e frekuentuar nga mijëra kalimtarë rasti në Shangai të Kinës.
Ajo ra mbi autobus nga 87 metra lartësi kur një pasagjer mashtroi vdekjen, pasi ajo vetëm disa centimetra larg tij përfundoi, transmeton Telegrafi.
Policia e Shangait ka njoftuar se shufra ka rënë nga kati i 28-të e cila u shkul për shkak të erërave të forta.
Sipas Kan Kan Neës, autobusi numër 71 po kalonte pranë kullës Ocean në Shangai rreth orës 6:30 gjatë 5 marsit, kur një shufër e metaltë ra nga kati i 28-të dhe goditi autobusin pjesërisht.
Autobusi po udhëtonte nga Bund në Shenkun me vetëm një pasagjer brenda. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës ku shihet një burrë duke qëndruar i ulur afër derës.
Ai në ato momente po lexonte diçka në telefon, kur shufra përfundoi mbi autobus dhe për pak centimetra nuk ia mori jetën. /Telegrafi/