Një ndërtues në Indinë qendrore ka mbijetuar për mrekulli pasi një shufër hekuri i përshkoi kokën tej për tej në një aksident të tmerrshëm të ndodhur në vendin e tij të punës.
21-vjeçari po bënte riparime në një pus në distriktin Balaghat në shtetin Madhya Pradesh kur ai ra dhe shufra e hekurit i përshkoi kafkën dhe trurin.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe më pas u transferua në një shtet tjetër të Indisë për operim më të specializuar.
“Kirurgjia zgjati 90 minuta”, tha Pramod Giri, neurokirurg në qendrën e kujdesit kritik në Magpur të shtetit të Maharashtra.
Shufra kishte hyrë në pjesën e djathtë të kokës dhe kishte dalë në pjesën e majtë, duke shmangur për milimetra një enë gjaku të rëndësishme.
Duhej një grup prej 6 doktorësh që të hiqnin shufrën nga kafka e pacientit, i cili fitoi ndërgjegjjen disa orë pas operimit dhe nuk pësoi dëmtime në tru. Ai pritet të dalë nga spitali këtë javë. /oranews/