Linda Rei është një ndër transgjinoret më të njohura shqiptare, e cila është komentuar shumë në media e rrjete sociale.
Linda nuk i ka kursyer fotografitë teksa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh shumë provokues ku shfaqet para pasqyrës me pantallonat e zbërthyera dhe me gjoksin zbuluar edhe pse një pjese e ka mbuluar me flokë.
Ajo po jeton një histori të bukur dashurie prej gjashtë muajsh, me djalin e një prej biznesmenëve të njohur nga Kosova e me reputacion në Zvicër.
“Po, kam tre muaj në lidhje me një djalë që jeton në Lugano të Zvicrës. Është djalë i vetëm, 28 vjeç nga Kosova. Bashkë me të atin kanë një nga hotelet më luksose në Lugano”, kishte thënë për mediat shqiptare. /Telegrafi/