Telegrafi

Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, afër dy vite burg për të akuzuarin

Foto: Ridvan Slivova/ Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.M për veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

Sipas gjykatës, i akuzuari F.M është shpallur fajtor për veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 6 muaj, i cili dënim do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa në dënimin e shqiptuar të akuzuarit i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej datës 20.10.2020.

“Gjykata pas shpalljes së aktgjykimit në bazë të nenit 367 par.3 të KPPRK-së ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim, pasi që janë plotësuar kushtet në bazë të nenit 187 par.1 nënpar.1.2, pika 1.2.3, pasi që pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat me të cilat është kryer vepra penale, sjellja e tij e mëparshme ku i akuzuari ndiqet penalisht edhe për disa vepra tjera dhe është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë, rrethana këto që tregojnë edhe karakteristikat e tij personale që ekziston rreziku se i njëjti mund të përsërisë vepër penale ose të kryej veprën penale për të cilën është kanosur se do ta bëjë. I akuzuari F.M me datë 19.10.2020 rreth orës 23:00 përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje përmbajtje kërcënuese ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë Q.G”, thuhet në komunikatë.