Site icon Telegrafi

Shtytja e peshës nga pozita e shtrirë në bankë të pjerrët

Idriz Humolli,
www.fitness-prishtina.com

Ekzekutohet nga pozita e shtrirë në bankë të pjerrët, pjerrtësia e së cilës mund të jetë prej 35-45 shkallë, dhe duke ngritur peshën deri në shtrirjen e duarve. Gjatë përdorimit të peshës dyduarëshe, gjerësia e mbajtjes së shufrës duhet të jetë më e madhe se gjerësia e krahëve.

Ushtrimi është i përshtatshëm dhe tejet efikas për ekzekutim edhe me pesha njëdorëshe. Me rastin e lëshuarës së peshës në lartësinë e pjesës së epërme të gjoksit ushtruesi merr frymë, ndërsa gjatë ngritjes dhe shtrirjes së duarve fryma nxirret jashtë.

Ushtrimi mund të ekzekutohet edhe kur ushtruesi merr aso pozite të shtrirjes në bankë të pjerrët kur koka dhe trupi qëndrojnë në nivel më të ulët se këmbët. Kjo mënyrë e ekzekutimit më tepër stimulon zhvillimin e pjesës së poshtme të gjoksit. Ngritja bëhet vertikalisht ndërsa shufra gjatë veprimit lëshohet në lartësi të pjesës së poshtme të gjoksit. Gjatë përdorimit dhe aplikimit të këtij ushtrimi e sidomos të variacioneve të tij është e nevojshme prezenca dhe ndihma e bashkushtruesit.

/Telegrafi/

Exit mobile version