Vonesat në shitjen e Milanit mund të jenë për shkak të fondeve të pamjaftueshme të blerësve, teksa këtë do ta shfrytëzoj Bee Taechaubol që të afrohet përsëri në skenë.
Vështirësitë në shitjen e klubit kuqezinjve për një konglomerat kinez janë duke u bërë në mënyrë irrituese që ndezi edhe protesta në mesin e mbështetësve.
Ata janë gjithashtu duke i dhënë rritje disa thashethemeve të sëmura, pasi spekulojnë se blerësit kinezë janë duke pasur vështirësi në mbledhjen e kapitalit të nevojshëm për të blerë klubin.
Shpjegimi zyrtar mbetet se Sonny Wu dhe bashkëpunëtorët e tij janë thjesht duke pritur qështjet burokratike që vjen me transferimin e një sasi të tillë të madhe të parave nga Kina.
Në ndërkohë, Tuttosport raporton se ndërmjetësi i parë interesuar në blerjen e Milanit, Bee Taechaubol, ka organizuar një kthim të papritur në skenë. Mr Bee dukej i vendosur për të marr skuadrën e ‘Djallit’ muaj më parë, por marrëveshja dështoi.
Tani ai pohon se ka mbledhur fondet e nevojshme, dhe është i gatshëm të ndërhyjë dhe të blerë 48 për qind të aksioneve të Milanit në qoftë se ata nuk mund të gjejnë një marrëveshje me kinezët. /Telegrafi/